Sylë Tahirsylaj është meteorologu i njohur kosovar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.
Sylë Tahirsylaj na informon në baza ditore për parashikimin e motit, për çka edhe është i njohur.
Siç kuptojmë, meteorologut të njohur së fundi i është hakuar adresa e Facebook-ut dhe keqpërdoruesit kanë ndërmarr vëprime të pa ndërgjeshme.
Vajza e meteorologut, Donika Tahirsylaj-Alidemi ka bërë të ditur se këta persona kanë shpërndarë lajmin sikur i ati i saj është sëmurë dhe kanë kërkuar para për shërimin e tij, shkruan “Kosovarja”.
E bija, tregon se babai i saj, Syle Tahirsylaj është shëndosh e mirë.