Heshtja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas deklaratave tashmë të njohura skandaloze të këshillëtarit të tij Shkëlzen Gashi , flet shumë.
Kurti po hesht, por duket, se është në kërkim të ndonjë filozofie virusale që ta mbrojë këshillëtarin. Mbase, tashmë s’ka mbrojtje: ”Sic është imami, është xhemati”, edhe pse në kontekst, ka reaguar dhe po reagojnë edhe shumë pjesëtarë dhe aktivistë të vjetër e të rinjë të LVV-së.
Në Kosovë , prej pas luftës, nuk ka ndodhur skandal më i rëndë në rrafshin politik në raport me Serbinë. Nuk ka ndonjë rast tjetër ku ndonjë shqiptar i politikës, t’i ketë dhënë më shumë kredi propogandistike Serbisë për ta rrëzuar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dëmi tashmë është i pariparueshëm. Serbia po i kapitalizon deklaratat e Shkëlzen Gashit për ta hapur frontin e ndjekjës së UCK-së , jo vetëm si individ, por si këshillëtar i kryeministrit Albin Kurti.
Serbia ,sapo e kapitalizoi në KS të OKB-së donacionin prej 1000 testeve për covid-19 dhënë Kosovës. Vetëm këto dy skandale të qeverisë Kurti, pa llogaritur edhe dy shkeljev të deklaruara kushtetuese, tashmë janë tepër për të dëshmuar maksimën e vjetër popullore se “shtëpia s’ u lihet fëmijëve”.
Deklaratat e këshillëtarit të Kurtit bërë dje në ‘Frontal T-7’ nuk dëshmojnë vetëm disponim kundër UCK-së ,por edhe një masë disponimi antishpitar,duke bërë pyetje vetë këshillëtari i Albin Kurtit moderatorit “a është kriminel Rrustem Mustafa-Remi?
Skandalet e njëpasnjshme të qeverisë Kurti për një kohë kaq të shkurtër të qeverisjes, japin të kuptohet, se qeveria në largim, është në interes të Kosovës, që sa më shpejtë ta braktis objektin qeveritar,për të shpëtuar shteti me kaq pasoja sa ka marrur vendi. Safet Krivaça / Kosovarja/