fbpx

Tahiri: Macroni tha se Kosova s’po e mbanë fjalën e dhënë, për çka është zotuar Kurti?

nga Revista Kosovarja

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, foli për deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me liberalizimin e vizave, i cili tha se Kosova nuk po e mbanë fjalën e dhënë.

Në lidhje me këtë, Tahiri tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket të tregojë se çfarë premtimi u ka dhënë liderëve evropian, për çka është zotuar, dhe siç tha ai, për çka nuk po e mbanë fjalën, përcjell Klankosova.tv.

“Macron tha se Kosova nuk po e mbanë fjalën e dhënë, a ka mundësi Kryeministri i Kosovës me ardh me i tregu Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës, çfarë premtimi u ka dhënë liderëve evropian, për çka është zotuar si udhëheqës i Qeverisë së Kosovës dhe për çka nuk është duke e mbajtur fjalën”, u shpreh tutje Tahiri.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]