Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Takim pas një kohe – Gresa Gashi shfaqet krah Gjestit

nga Revista Kosovarja

Pas një kohe pa u parë bashkë në publik, dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Gresë Gashi dhe Gjesti, janë takuar sërish në “Alba Festival” në Zvicër.

Mbi artikull

Ka qenë aktorja nga Ferizaj ajo që ka ndarë me ndjekësit një video krah këngëtarit pejan, i cili ishte pjesë e artistëve që performuan në festival.

Takimi i tyre ka rikthyer vëmendjen te raporti i mirë që ata krijuan gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

Edhe pse pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3 secili ka vijuar me angazhimet e veta, duket se miqësia mes tyre ka mbetur e njëjtë.

Moneytizer Paragrafi 4

Pamjet e publikuara nga Gresa tregojnë se dyshja kanë ruajtur raportet e mira dhe kanë shfrytëzuar rastin për t’u takuar sërish pas një kohe.

Pas daljes nga ai edicion, artisti u bë pjesë e Big Brother Albania, ku edhe u shpall fitues.

Sido që të jetë, pak prej konkurrentëve arrijnë të ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]