Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka hyrë në takim me presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje pas rrëzimit të qeverisë Kurti.
Veseli ka shkuar në takim me presidentin Thaçi, i shoqëruar nga Uran Ismaili, sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës.
Para Veselit, Thaçi priti në takime të ndara kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Mustafa nuk është deklaruar për media pas daljes nga takimi.
Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij “nuk ka zgjidhje tjetër, përpos zgjedhjeve”.