Shumë persona beqarë e dinë se kërkimi I dashurisë është sfidues edhe në kohët më të mira, e jo më tani, në mes të një pandemie…
Kërkimi I dashurisë nuk ka qenë ndonjëherë më I vështirë për gjeneratën tonë, por kërkimi I dashurisë online po shfaq ca rreziqe të reja, shkruan “ScinetificAmerican”.
Shumë persona veqarë janë shprehur se kanë pasur frikë të takojnë dikë të ri si shak I virusit për muaj, por tani që rastet janë vetëm në rritje, kjo është problem përsëri.
Disa persona kanë filluar të shpallin veten si person me anti-trupa ndaj Covid-19, duke iu referuar faktit se e kanë kaluar tashmë virusin.
Sipas ekspertëve mjekësorë, kjo nuk është një argument I fortë, sepse ata Akoma nuk kanë arritur të konfirmojnë se sa me të vërtetë mund të ketë anti-trupa, pra, imunitet ndaj virusit një person që ka qenë I infektuar.
Gjithashtu, edhe nëse këta persona mund të jenë të sigurtë që të keni një takim me ta, kjo nuk do të thotë se ata kanë një “pasaportë për liri seksuale”.
Ka disa raste të regjistruara ku I njëjti person është infektuar dy herë, dhe këta persona zakonisht kanë simptoma shumë më të rënda herën e dytë.
Nuk është akoma e qartë se sa I fuqishëm është imuniteti I ofruar nga anti-trupat dhe sa kohë zgjatë ky imunitet.
Këto deklarata të “anti-trupave” janë thjeshtë diçka që personat po e përdorin për të iu bërë juve të ndiheni më të sigurtë që të dilni me ta, por kjo nuk I bënë ata aspak të sigurtë.
Arsyeja është sepse këta persona janë të bindur se ata nuk do të infektohen, prandaj ata as nuk kanë kujdes kundrejt ekspozimit ndaj personave të infektuar ose ambienteve jo të sigurta nda Covid-19.
Sipas James Zehnder, drejtorit të klinikës patologjike të Stanford, jo të gjithë ata që kanë pasur virusin krijojnë anit-trupa, pra ata mund të jenë plotësisht të prekshëm nga virusi.