fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Takimi i së shtunës në Ohër, Escobar sot në Prishtinë takon Osmanin e Kurtin

nga Revista Kosovarja
1 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Vetëm një ditë para takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe pas takimeve në Beograd, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi sot në Prishtinë do të takojë krerët e shtetit.

Escobar ndodhet në Kosovë, pas vizitës në Beograd në përpjekje që takimi i 18 marsit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ku do të diskutohet plani i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve të jetë i suksesshëm.

Ai të enjten në u takua me kryetarët e partive opozitare, ndërkaq pas takimit, asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare nuk ka folur për media dhe as emisari Esocbar.

Nga Presidenca e Kosovës kanë njoftuar se takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit Escobar do të mbahet në ora 09:00, ndërsa në ora 10:00 pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

E zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur për Telegrafin se takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe të dërguarit të SHBA-së, Escobar do të mbahet të premten.

Takimi do të mbahet në orën 11:00.

Ndryshe, dy ditë më parë Escobar në Beograd takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit tha se ka zhvilluar një “bisedë të hapur dhe korrekte”.

Vuçiq shkroi në llogarinë e tij në Instagram: “Besoj në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”.

Ndërsa në komunikatën e Presidencës së Serbisë, thuhet se është diskutuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian”.

“Presidenti Vuçiq përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhej në komunikatë.

E ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier një ditë më parë tha se takimi i Ohrit është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë për të arritur marrëveshje mbi planin evropian për normalizim të marrëdhënieve.

Në një takim që ka zhvilluar me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Hovenier tha se aktualisht fokusi kryesor është te zbatimi i aneksit të marrëveshjes.


Etiketa: Albin KurtiPrishtineVjosa OsmanioherGabriel Escobar

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kosova në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen me Izraelin

12 minuta më parë
Aktuale

Ramiz Kelmendi tregon shifrën fillestare të dëmit të sotëm, ajo arrinë rreth 35 milion euro

29 minuta më parë
02.12.2022; Doha; Fussball Nationalmannschaft - FIFA Weltmeisterschaft Katar 2022 - Serbien - Schweiz;
Granit Xhaka (SUI) jubelt 
(Toto Marti/Blick/freshfocus)
Aktuale

Pamje kur Granit Xhaka arrin në Beograd

1 orë më parë
Aktuale

Kastrati shkon në xhami, i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit…

1 orë më parë
Aktuale

Vdes 46-vjeçarja që zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, arrestohen mjekët turk

3 orë më parë
Aktuale

Kica Xhelili për Ministren Haxhiu: Ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës

4 orë më parë
Postimi tjetër

199 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Pasuria e Kosovës në duart e Fondit Sovran, çka thonë ekspertët

Djathtistët serbë në Dumën ruse, kundër pavarësisë së Kosovës

TË FUNDIT

Ndërron jetë veteranja e arsimit, Drande Mita Tupeci, luftëtare kundër analfabetizmit

7 minuta më parë

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare veteranja e arsimit, Drande Mita Tupeci. Ajo ishte pjesë e gjeneratës së parë...

Kosova në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen me Izraelin

12 minuta më parë

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar golin e parë në udhëtim te Izraeli në ndeshjen e parë të Grupit I në...

Ramiz Kelmendi tregon shifrën fillestare të dëmit të sotëm, ajo arrinë rreth 35 milion euro

29 minuta më parë

Dëmi fillestar nga zjarri i sotëm i cili filloi rreth orëve të mëngjesit në qendrën tregtare ELKOS Center, në hyrje...

Kiara bën gati valixhet për sonte, Luizi qan…

30 minuta më parë

Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë sot në nominim “kokë më kokë” dhe pritet që njëra prej tyre mbrëmjen e...

Rezultatet se kë votuan shqiptarët për të larguar nga BBVA : Kiarën apo Oltën?

1 orë më parë

Publiku vendosi që Kiara dhe Olta të përballen "kokë më kokë" në televotim këtë javë. Ky ka qenë një nga...

02.12.2022; Doha; Fussball Nationalmannschaft - FIFA Weltmeisterschaft Katar 2022 - Serbien - Schweiz;
Granit Xhaka (SUI) jubelt 
(Toto Marti/Blick/freshfocus)

Pamje kur Granit Xhaka arrin në Beograd

1 orë më parë

Futbollisti Granit Xhaka ashtu si i ka hije, një trim dhe kapiten i vërtetë, ka zbarkuar mbrëmë në Beograd, nga...

MË TË LEXUARAT

Nora Istrefi nuk lë vend për imagjinatë në imazhet e reja

“Kam qenë në një burg me Qetsorin”, reagojnë familjarët e Qetsorit

Çka e bëri Dafina Zeqirin për infuzion?

Rrëfimi i familjarit për mungesën e barnave në QKUK: Për dy javë bleva barna mbi 1 mijë euro

SPAK kërkon konfiskimin e makinës së saj, reagon Kejvina

Çfarë simbolizonte fisheku në pajën e nuses?

Me peshqir në kokë, Liberta Spahiu shfaqet çuditshëm para pasqyrës

Numri i ri Kosovarja 03-2023

Ja kush e shoqëroi Blerona Zeqirin në iftarin e parë

 Lutja e Getinjos në Iftar: Zot mos e le askënd pa bukë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist