Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Takohen Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, ka pajtime mes dy palëve

nga Revista Kosovarja

Isa Mustafa e Ramush Haradinaj kanë patur një takim në orët e para të ditës së sotme. 

Mbi artikull

Burimet bëjnë të ditur se kreu i LDK-së dhe AAK-së kanë diskutuar detajet nga koalicioni i mundshëm mes dy partive.

Indeksonline ka kontaktuar Haradinajn, i cili e ka konfirmuar takimin.

“Po, kemi patur një takim më Isa Mustafën. Jemi dakorduar së bashku që të avansojmë tutje” ka thënë Haradinaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Takimi ka ardhur pas dy shkresave zyrtare nga dy taboret partiake. Indeksonline ka siguruar dy shkresat që i kanë paraprirë këtij takimi.

Isa Mustafa ishte i pari që i kishte shkruar Haradinajt dhe AAK-së ku edhe ia ka cekur pikat kryesore të qeverisjes.

Lufta ndaj pandemisë Covid-19, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke, rimëkëmbja e ekonomisë, forcimi i shtetit ligjor, lufta ndaj krimit e korrupsionit, dhe forcimi i partneritetit me BE-në e SHBA-në janë pikat që Mustafa ia ka cekur Haradinajt për bashkëqeverisje.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja e Haradinajt. Lideri i AAK-së ka vlerësuar se vendi ka nevojë urgjente për daljen nga kriza institucionale.

Haradinaj ka thënë se janë të gatshëm që të harmonizojnë programet dhe se orientimi i djathtë i të dy partive është ndihmesë për një program të përbashkët qeverisës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]