Është mjaft e rrallë të takohemi me VIP – at e estradës e sidomos me rastësi të cilat i quajm më të bukurat për neve kur janë të preferuarit tanë e që na përcjellin emocione.
Së fundi, një nga fansat e reperit Mozzik që po dëgjonte këngën e tij nuk e kishte iden që pikërisht këngëtarin e këngës po e voziste, shkruan “Kosovarja”.
Ka qenë artisti nga Ferizaj që ka postuar një InstaStory derisa ishte në taksi dhe dëgjohej kënga e tij “Madona” e lëshuar në makinë, ndërsa ai nuk e dinte se po e voziste ‘idollin’ e tij.
“Nuk pe din taksisti që pi knoj unë nnë n’kerr”, ka qenë mbishkrimi në videon e shpërndarë.
Kujtojmë se së fundi, Mozzik erdhi në bashkëpunim me Dardan dhe Nimo në këngën “Për ty”, dëerisa është duke e shijuar suksesin e albumit “No rich parents” me ish – partnerren e tij, Loredana Zefi.
View this post on Instagram