Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tash sa vjet na shkoi kjo jetë, nga protesta në protestë

nga Revista Kosovarja
Sa t’çuditshëm jem` na shqiptarët
Punë pa plan gjithë nisim t’parët,
Sillu-pshtillu me çykë të mundit
S’di pse n’kohë mbesim të fundit?!
Kur për mbarë i varim shpresat
Dalim turr me i nis protestat,
Dhe marshojmë pa dro pa hall,
Kush për fushe kush ilegal.
Tash sa vjet na shkoi kjo jetë
Nga protesta në protestë,
Gurë e dru vetë rrotullojmë
E prapë s’dimë se çka kërkojmë!
S’di pse jemi kaq mendjehollë
A protestat na u banë shkollë,
Shkollë fillore që kurrë s’rritet
Brez pas brezi veç përsëritet!
Mërrolet baba e vajton nana
Qysh k’ta f’mijë mbetën ngelana,
Te kordoni i policisë
Mu në shkallë të qeverisë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]