fbpx

Tavë me krahë pule dhe patate – Receta që nuk duhet të humbisni

nga Revista Kosovarja

Pula e pjekur me patate është një gatim klasik i shkëlqyer, që është pothuajse gjithmonë është i pranishëm në tryezat familjare.

Por nëse dëshironi të lëvizni pak nga receta e zakonshme, provoni të përgatisni tavën krokante me krahë pule dhe patate. Një shije unike që do t’ju ngelet në mënd për një kohë të gjatë.

Përbërësit
8 krahët e pulës

500g patate

200g thërrime buke

50g miell

50g djathë kaçkavall

2 vezë

Majdanoz për shije

Vaj ulliri

Kripë për shije

Përgatitja
Për të përgatitur këtë vakt të mrekullueshëm, fillimisht shtoni miellin në një tas dhe lyeni me të krahët e pulës nga të dyja anët.

Më pas hiqni miellin e tepërt dhe vendosini krahët në një pjatë të madhe.

Në një enë tjetër hidhni thërrimet e bukës, djathin kaçkavall të grirë dhe majdanozin e grirë (lini pak mënjanë për në fund) dhe përziejini mirë përbërësit. Ndërsa në një enë tjetër hidhni vezët.

Vazhdoni duke zhytur krahët e pulës një e nga një në tasin me vezë dhe më pas në atë me thërrime buke dhe djathë.

Është e rëndësishme që mishi të kalohet fillimisht në miell për të parandaluar thërrimet e bukës të shpërndahen gjatë gatimit.

Pasi të keni mbaruar me krahët e pulës, mund të vazhdoni me patatet.

Qëroni patatet dhe pritini në kubikë, vendosini në tavë me krahët e pulës dhe spërkatini me vaj dhe kripë.

Në fund hidhni sipër tyre thërrimet e bukës që kanë mbetur.

Piqini në furrë të parangrohur në 200°C për 40 minuta.

Pasi të jenë gatuar, zbukurojeni me majdanozin e mbetur dhe shërbejini krahët e shijshëm të pulës me patate ende të nxehta. /AgroWeb.org

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]