Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tavë me presh dhe qumësht

nga Revista Kosovarja

Më poshtë keni mënyrën e përgatitjes të tavës me presh dhe qumësht, një recetë e mrekullueshme e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi.

Kuzhina shqiptare është fantastike në shijet e larmishme që ofron.

Receta të ëmbla dhe të kripura, shije plota e të lehta kënaqin nepsin dhe oreksin e gjithkujt që i provon.

Më poshtë keni mënyrën e përgatitjes të tavës me presh dhe qumësht, një recetë e mrekullueshme e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo tavë shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, turshi të ndryshme etj. Një gatim fantastik që do mbledhë me siguri gjithë familjen rreth tryezës.

Përgatitja e tavës me preshPërbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 kg presh

Pak gjalpë të freskët

Vaj ulliri

Majdanoz,

Kripë,

Piper i zi,

Dy feta bukë të thekur të thërrmuar

Për masën e qumështit
3 gota qumësht

3 kokrra vezë

5-6 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë ose djathë i bardhë

Kripë

Piper

Për masën e qumështit: Rrihni në një tas të madh vezët, shtoni qumështin, kripën, piperin e zi dhe djathin përzjeini derisa masa të njëtrajtësohet.

Përgatitja
Si fillim, në një tenxhere të hidhni pak vaj ulliri dhe gjalpë të freskët.

Shtoni preshin e pastruar dhe të prerë në rrathë nga një 1 cm.

Hidhni kripë dhe piper të zi dhe kaurdiseni derisa volumi i preshit të bjerë. Shtoni një gotë me ujë dhe kaurdiseni herë pas here derisa uji të avullojë dhe preshi të zbutet.

Më pas shtroni në tavë, në të gjithë sipërfaqen e saj bukën e thekur të thërrmuar, më pas, shtroni preshin që keni përgatitur dhe zierë, më pas djathin e thërrmuar dhe në fund masën e qumështit, spërkateni sipër me pak vaj ulliri e gjalpë të freskët.

Futeni të piqet në furrë të parangrohur derisa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Kjo lloj tave përgatitet me të gjitha llojet e perimeve të tjera, si me patëllxhanë, patate apo edhe kungulleshka etj sipas dëshirës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]