Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tavë pule me shegë dhe arra

nga Revista Kosovarja

Mënyrat e gatimit të mishit të pulës janë të larmishme, megjithatë pjekja dhe zierja në supë janë alternativat më të shëndetshme.

Mishi i pulës është jo vetëm i shijshëm, por edhe i shëndetshëm, shkruan “AgroWeb”.

Mishi i pulës është një nga ushqimet më të pasura me kolagjen, vitaminat e kompleksit B, magnez, kalium, fosfor dhe zink.
Ai është i lehtë për stomakun dhe ofron shumë proteinë të domosdoshme për mirëqenien e organizmit.

Mënyrat e gatimit të mishit të pulës janë të larmishme, megjithatë pjekja dhe zierja në supë janë alternativat më të shëndetshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Mish pule me shurup shege dhe arra
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë interesante dhe e freskët në përbërës.

Përbërësit:
4 lugë gjelle shurup shege, (mund ta përgatisni duke zierë 4-5 lugë lëng shege me 2 lugë gjelle sheqer dhe pak lëng limoni)

2 lugë gjelle vaj ulliri,

2 lugë gjelle salcë domate,

2 lugë çaji sheqer,

Gjysmë lugë çaji piper të zi,

Gjysmë lugë çaji kanellë pluhur,

1 kg fileto pule ose kofshë pule,

2 qepë të kuqe

80 gramë kokrra shege,

30 gramë arra

Përgatitja
Mishi i pulës duhet të jetë i freskët që të ofrojë të gjitha vlerat dhe shijen e mirë.

Gatimi i kësaj recete nis me krijimin e një salce të mirëfilltë marinimi.

Merrni një enë të madhe qelqi dhe hidhni në të shurupin e shegës, vajin e ullirit, salcën e domates, sheqerin, kanellën, piperin e zi dhe pak kripë.

Përziejini mirë dhe më pas fusni filetot ose kofshët e pulës dhe qepët.

Sigurohuni që mishi i pulës të jetë i mbuluar plotësisht me këtë salcë interesante marinimi.

Mbulojeni enën me kapak dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta ose gjatë gjithë natës.

Ndizeni furrën në 200°C.

Hiqeni enën me mish pule nga frigoriferi dhe jepini kohë që të arrijë temperaturën e ambientit.

Më pas hidheni mishin e pulës me gjithë salcën e marinimit në një tepsi dhe lëreni mishin e pulës të piqet për 35-40 minuta.

Përpara se ta servirni, në pjatë hidhni edhe pak kokrra shege dhe arra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]