Disa prej emrave më të njohur të estradës së fundmi kanë performuar në një festival shqiptar në Zvicër.
Në mesin e artistëve që argëtuan publikun ishte edhe reperja e njohur, Tayna e cila u ngjit në skenë bashkë me disa balerina që e shoqëronin në vallëzim.
E veshur në një bluze dhe min-fund të shkurtër me ngjyrë të bardhë, Tayna ka provokuar fansat edhe me lëvizjet provokuese gjatë performancës dhe vallëzimin ‘twerk’.
Një video nga kjo performanca e ka ndarë me fansat edhe në llogarinë e saj në TikTok.