Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tayna: Ende shtyhem me shtet, po thonë “kjo kur don hyn e del”

nga Revista Kosovarja

Reperja Tyana duket se e ka marrë krejtësisht me sportivitet dhe shaka lajmet që qarkulluan javë më parë në media, nën dyshimet se ajo nuk ishte futur në karantinë në Prishtinë ashtu si të gjithë personat që vinin nga jashtë shtetit.

Mbi artikull

Disa javë më vonë, ajo u largua në Zvicër, ku edhe është duke qëndruar tash e sa kohë.

Së fundmi, ajo publikoi një video në veturë ku shihej duke interpretuar teksa në sfond dëgjohej kënga e saj e re.

https://www.instagram.com/p/CAQF9uSAT-2/?utm_source=ig_embed

Moneytizer Paragrafi 4

Në mbishkrimin e videos, ajo ka ironizuar me lajmet rreth saj në periudhën e COVID-19, duke thënë se po “shtyhet” me shtetin.

“Ende shtyhem me shtet, po thonë: kjo kur don hyn e del”, ka shkruar Tayna në InstaStory.

Ndërkohë, zyrtarët institucionalë bën të ditur muaj më parë se nëse Tayna ishte futur përmes kufijve tokësorë, atëherë ajo ka mundur të mos dërgohet në karantinën e improvizuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ashtu siç ndodhte me personat që vinin në Kosovë nga udhëtimi ajror.

Tayna përndryshe gjatë periudhës së izolimit ka qëndruar e karantinuar në shtëpinë e saj në Prizren, pas kthimit nga Amerika.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]