Tayna duket se është duke shijuar tani suksesin e hitit të saj më të fundit, këngës “Qe, qe”.
Artistja me këtë këngë për pak ditë ka arritur një rekord, duke shenjaur pesë milionë klikimeve vetëm në YouTube.
E për të treguar se këtë këngë e dëgjojnë edhe njerëzit me peshë, Tayna ka publikuar një video në Instagram ku shihet Daut Haradinaj, shefi i grupit parlamentar të AAK-së.
Në këtë video, Haradinaj shihet duke pushuar, pasi Kuvendi i Kosovës është në pushim deri në javën e dytë të shtatorit.
Në video është shënuar edhe emri i bashkëshortes së Haradinajt.