Pothuajse në secilën paraqitje televizive, ajo ka treguar dashurinë e madhe që ka ndaj librave.
Bëhet fjalë për rep-artisten e njohur, Tayna, e cila njihet për leximin e librave psikologjik dhe mbajtjen e ditarëve personale.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperja ka ndarë imazhe nga libraria e vogël e saj, ndërsa edhe shpjegonte autorët e preferuar.
“Kërkoj ndjesë për gabimet në sqarimin e këtyre sepse nuk e kam bërë kurrë. Po me rëndësi t’i tregojë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Tayna gjithashtu shquhet për tekstet e këngëve të saj, për të cilat njihet shumë në estradën shqiptare.


