Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tayna publikon ‘selfie’ me menaxherin e saj

nga Revista Kosovarja

Menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, u dënua me 3 nëntor të këtij muaji me një vit burg efektiv nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Ai u shpall fajtor për shkak se me dashje për arsye të një mosmarrëveshje të mëhershëm i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.

Pavarësisht ngjarjes famëkeqe, rap-artistja nga Prizreni duket shumë mbështetëse ndaj menaxherit të saj, teksa këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar të martën në InstaStory.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo publikoi një ‘selfie’ të realizuar me Rinorin në veturë, ku shihet e buzëqeshur pranë tij.

Nuk dihet ende nëse imazhi është realizuar tani apo është i dikurshëm, megjithatë vërehet qartë mbështetja e Taynës për menaxherin, në sajë të mirënjohjes për ndihmën e dhënë gjatë ndërtimit të karrierës muzikore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]