Reperja kosovare së fundi është duke shijuar pushimet në një nga lokacionet e preferuara të VIP-ave shqiptarë, në Maldives.
Tayna ka zgjedhur një ishull të largët e të qetë, për të kaluar disa ditë pushimi në shoqërinë e mikeshave të saj, shkruan ‘Kosovarja”.
Sigurisht nuk kanë munguar imazhet e shumta nga atje, ku në pothuajse në secilin postim rep-artistja shfaqet provokative.
Njësoj ka vepruar edhe sot, ku përmes disa videove të publikuara në Instastory ajo ka vënë në pah fizikun e saj të formësuar.
“Pash shiut del dielli” ka shkruar në mbishkrimin e njërës prej tyre, ku vet shfaqet me bikini të kuqe në formën më të përkryer. /Kosovarja/