Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Taynes ia uron ditëlindjen ky reper i njohur gjerman

nga Revista Kosovarja

Reperja e mirënjohur Tayna feston sot 24-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ka shkruar disa fjalë për veten. Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka publikuar një fotografi ku shfaqet joshëse, reperja i drejtohet vetes si një kryevepër.

“Me 14 Dhjetor u krijua kjo kryevepra këtu. Çikë sa 10 djem për familje e çikë mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shumë update vetes e çdo ditë e ma shumë mirenjohëse për gjithçka që jom e kom. Urime festa jem e preferume!”, ka shkruar Tayna.

Nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miqtë dhe kolegët e saj, mirëpo ajo që bëri përshtypje fakti që kjo ditë ka tërhequr vëmendjen e reperit të njohur gjerman, Bonez.

Ai zgjodhi të postonte të njejtën foto me të cilën Tayna uroi vetën, mirëpo nuk shkroi asgjë bashkëngjitur saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]