Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë nuk e pranojnë fajin

nga Revista Kosovarja

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë deklaruar sërish për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023.

Mbi artikull

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, Spasojeviq dhe Toliq nuk kanë folur për fajësinë, teksa Maksimoviq është deklaruar i pafajshëm për akuzën që i ngarkohet, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas Tërshanit, për të tre gjykata ka konsideruar që nuk e kanë pranuar fajin.

Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]