fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Të duket sikur dëgjon zëra apo sikur të thërrasin? Zbulo pse ndodh kjo dukuri

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Halucinacionet dëgjimore, duke përfshirë këtu edhe dëgjimin e zërave, mund të lidhen me sëmundjet mendore si: skizofreni, BPD, bipolaritet apo depression, por kjo nuk do të thotë që të shqetësohesh kaq shumë, pasi dëgjimi i zërave është shumë më i zakonshëm sesa ti mendon

Në një përmbledhje të botuar në “në Nature Reviews Psychology” gjenden informacione sesa e zakonshme është kjo dukuri dhe gjithashtu, tregohen edhe mënyrat e ndryshme që njerëzit i dëgjojnë këto zëra.

Varietetet e dëgjimit të zërave

Zakonisht, studiuesit merren me dëgjimin e zërave te pacientët e diagnostikuara me çrregullime të ndryshme dhe të rënda mendore, por kjo nuk i përjashton njerëzit e tjerë që dëgjojnë zëra edhe kur nuk kategorizohen si “pacientë klinikë”.

Në kontekstin shpirtëror, dëgjimi i zërave lidhet me meditimin apo agjërimin dhe konsiderohet si i dobishëm dhe i çmuar, ndërsa në kontekstin e përditshmërisë, lidhet me situata të ndryshme, zakonisht para se të flemë dhe sapo zgjohemi. Ndodh që të dëgjojmë sikur na thërrasin me qetësi, apo me ngulm sikur na paralajmërojnë për ndonjë rrezik.

Por, një shkak ndoshta shumë i nënvlerësuar në çështjen e dëgjimit të zërave, është pikërisht pikëllimi dhe përjetimi i një trishtimi të thellë dhe tronditës.

Kjo ndodh në rastet kur një person ka humbur dikë të afërt dhe i bëhet sikur dëgjon zërin e individit të ndjerë. Përpos faktit që është goxha ngushëlluese, nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi mendja krijon një mekanizëm mbrojtës për të përballuar dhimbjen.

Një tjetër shkak mund të jetë leximi i librave. Në vitin 2014, pas një studimi të kryer, 1 në 7 persona pohuan se “dëgjonin” zërat e personazheve të trilluar me të njëjtën gjallëri dhe vërtetësi si një bisedë normale dhe mbi gjysma e shkrimtarëve që morën pjesë në studim, raportuan se “dëgjonin” zërat e personazheve imagjinarë.

Një tjetër shkak mund të jetë edhe perceptimi se zëri juaj i brendshëm i përket një personi tjetër, i cili duket sikur narraton jetën tuaj.

Madje, sipas një teorie, zërat janë kujtime mbi të cilat nuk kemi kontroll dhe ato ndërhyjnë duke shkëputur fijen e mendimit.

Faktor tjetër, i cili ndikon në dëgjimin e zërave është edhe trauma.

Sigurisht, edhe izolimi nga shoqëria bën që personi i izoluar të përjetojë halucinacione dëgjimore.

Duhet pasur parasysh edhe se shkaqet variojnë nga individë të ndryshëm, në varësi të përvojave vetjake, citon Anabel.

Sa i zakonshëm është dëgjimi i zërave?

Dëgjimi i zërave në rastet jo-klinike varion nga 5-15% e njerëzve. Nuk ka një njësi matëse, apo një shifër më të saktë, pasi studiuesit përdorin metoda të ndryshme që japin shifra të ndryshme.

Dallimi mes një pacienti klinik dhe një individi që nuk vuan nga sëmundje mendore, është se ky i fundit ka kontroll të plotë të situatës dhe halucinacionet dëgjimore i shfaqen rrallë dhe për një kohë shumë të shkurtër.


Etiketa: Degjimizerat

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Nëse i hani vezët në këtë mënyrë, mos e bëni më asnjëherë

15 minuta më parë
Per Jete

Ky është ushtrimi që ul oreksin

29 minuta më parë
Per Jete

Bajame dhe hurma Arabie, formula perfekte për gjumë të qetë

5 orë më parë
Per Jete

Kur të humbasësh nënën

12 orë më parë
Per Jete

Si të mbani në kontroll aciditetin e stomakut gjatë agjërimit

15 orë më parë
Per Jete

Bëni vetë freskuesin e ajrit: Pa asnjë kimikat dhe pa shpenzuar shuma të madhe parash

17 orë më parë
Postimi tjetër

Gurabija me rrush të thatë

Portalet shqiptare: Dalin analizat e Luiz Ejllit, rezultati është problematik

Macet janë ideale për njerëzit që vuajnë nga ankthi

TË FUNDIT

Nëse i hani vezët në këtë mënyrë, mos e bëni më asnjëherë

15 minuta më parë

Të gjithë e dinë se vezët përmbajnë salmonelë, një bakter i rrezikshëm që neutralizohet vetëm kur i gatuajmë mirë. Por...

Ky është ushtrimi që ul oreksin

29 minuta më parë

Është diçka që shumë njerëz nuk e dinë, megjithatë lidhja mes stërvitjes dhe oreksit është e rëndësishme dhe jo e...

Bajame dhe hurma Arabie, formula perfekte për gjumë të qetë

5 orë më parë

Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni....

Tre shenjat më të pamëshirshme të zodiakut

7 orë më parë

Peshorja Peshorja dhe sharmi i tyre shkojnë dorë për dore. Por kini kujdes që kjo shenjë e zodiakut ju manipulon,...

Ja pse orari i ri pranveror na ndikon keq në shëndetin mendor

8 orë më parë

Ka dy ditë që kemi hyjrë në orën verore. Akrepat kanë shkuar 1 orë përpara duke kaluar nga ora dimërore...

A duhet të pini ujë para gjumit?

8 orë më parë

Disa njerëz e kanë zakon të pinë një gotë ujë para se të shkojnë në shtrat, ndërsa të tjerë e...

MË TË LEXUARAT

Luana Vjollca e konfirmon pjesëmarrjen në protestën në Hagë

Bora Zemani e nis ditën me këto poza provokuese nga shtrati

Tha se largohet nëse eliminohet Kiara, Luizi ndryshon qëndrim

Në burgun më të madh të Maqedonisë së Veriut zbulohet një tunel që po përgatitej për arratisje

Viti: Një person rrah nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij

Ja si e cilëson sonte spektaklin Arbana Osmani

Shtrenjtohen tarifat e energjisë

Memli Krasniqi: Kryeministri Kurti i ka pranuar krejt ato që ka premtuar se s’do t’i pranojë kurrë

Tetë persona helmohen nga tymi pas zjarrit në Elkos Center

E pabesueshme si e luan belin Luizi

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist