Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të dyshuarit për ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’

nga Revista Kosovarja

Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit më Qenie Njerëzore, pas hetimeve paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit, më 06.10.202, rreth orës 19:40, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ Prishtinë, kanë kontrolluar një lokal ky kryheshin masazhe.

Policia me këtë rast ka arrestuar tre të dyshuar: D.M. (1987, mashkull kosovar), D.I. (1991, femër kosovare) dhe A.L. (1999, femër kosovare).

Po ashtu në lokal është hasur edhe një femër, shtetase e Shqipërisë pa dokumentacion përkatës, me procedurat rreth saj merrem zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.

Të dyshuarit në këtë rast janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me aktvendim të prokurorit të rastit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndaj tyre është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘’bashkëkryerje’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]