Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të gjitha femrat do donin të ishin në vendin e Arbanës, shfaqet e mbuluar me trëndafila

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka publikuar së fundmi një fotografi që tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave. Ajo shfaqet në ambientet e shtëpisë, e cila është e mbushur nga dhjetëra trëndafila të kuq.

Mbi artikull

“Në këtë pikë, mendoj se kemi në shtëpi më shumë trëndafila se sa lego-s”, ka shkruar moderatorja, e cila nuk ka zbuluar se kush ia ka dërguar, por që ndjekësit mendojnë se është partneri i saj, Eduart Grishaj.

Nuk dihet nëse çifti ka patur ndonjë rast të veçantë për të festuar, apo regjisori ka dashur thjesht të bëjë të lumtur partneren e tij, por këtë surprizë do e donte çdo vajzë.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga ana tjetër, këto janë ditët e fundit të shtatzënisë së Arbanës, pasi shumë shpejt pritet që ajo të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë dhe me sa flitet lart e poshtë është djalë.