Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të hënën pritet të publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë

nga Revista Kosovarja

Të hënën pritet të dalin rezultatet e Tetit të Arritshmërisë për mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta.

Mbi artikull

Sipas njoftimit nga ky test nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa janë lejuar vetëm nga 15 nxënës.

“Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, sipas MASHTI-it, Testi i Arritshmërisë është realizuar ashtu siç është planifikuar.“Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit. Ky test është mbajtur në 156 qendra të testimit në gjithë vendin. Organizimi i testit është realizuar sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm”, thuhej në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkaq, në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]