Është koha të protestojë populli ynë për të shprehur indinjatë ndaj gjithë të këqijave që ndodhën në Kosovë gjatë këtyre 20 vjetëve, por edhe ndaj qëndrimit të Evropës, që i është bashkuar Serbisë kundër Kosovës, shkruan “Kosovarja”.
Në një protestë të civilizuar, do të ishte mirë sikur të ishte dëgjuar populli ynë, në këtë moment kur varfëria në Kosovë është shtuar tej mase, kur papunësia është rritur edhe shkaku i pandemisë qe 6 muaj e tfiu, por edhe kur shqiptarët e Kosovës, si viktima më dramatike botërore, po dënohen më shumë se xhelati që masakroi fëmijë, pleq e gra shqiptare para 20 vjetësh.
Dhe, është çasti të dalë mbi sipërfaqe një njeri, si i kohës së Migjenit, në poezinë e tij të mirënjohur, “Të lindet një njeri”, ku edhe thotë:
“Të lindet një njeri/ nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët/ nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët/ për një gen të ri.
Të lindet një njeri/ Pa hyll në ballë – por që me fjalë të pushton…
Të lindet një njeri/ i madh si madhni/ dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni/ për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombëtar….
Dhe, nëse ndonjëherë është koha për protesta, ajo do ishte tash, kur një pjesë e madhe e popullit tonë çdo ditë e më shumë po thellohet në skamje, në mjerim, kurse një tjetër po lulëzon nga hajnia e korrupsioni.
Është fakt, po ashtu, se partitë e kanë përçarë popullin, e më populli as për interesa madhore nuk bëhen bashkë dhe kjo është më e keqja që po i ndodhë Kosovës…
Prandaj, është koha e fundit që nga gjiri i popullit të del një lider, si kohës së Rugovës, i cili do e bashkojë popullin dhe do investojë në të mirën e tij, si kurrë më parë. Safet Krivaça /Kosovarja/