Nuk e ka vendin në mal. Evenimenti më i rëndësishëm në Kosovë dhe, të thuash, ndër manifestimet më të mëdha botërore, që e nderon shtetin e Kosovës, “Sunny Hill”, duhet ta ketë lokacionin e vet, shkruan “Kosovarja”.
Ministria e Planifikimit Hapësinor, patjetër, duhet ta përcaktojë lokacionin që i përgjigjet nivelit të këtij manifestimi që Kosova e ka për nder të jetë nikoqire.
Ndonëse protagonistja e evenimentit është shqiptare nga Kosova, hiq më pak e më shumë se që e do e gjithë bota, Dua Lipa, emër që qon shumë peshë kulturore e politike për Republikën e Kosovës, kreu i shtetit duhet ta zgjedh vendin ku duhet mbajtur festivali.
Për hir të menaxhimit të sigurt të atmosferës dhe për hir të anës sociale, “Sunny Hill” duhet të mendohet për të gjithë që duan të jenë pjesë e programit.
Pse?
Sepse, gjendja sociale në Kosovë ka lënë shumë të rinj pa mundësi pjesëmarrjeje.
Hapësira e duhur për evenimentin duhet të qojë deri te mundësia që, varësisht nga kushtet sociale, një pjesë të rinisë t’i mundësohet të merr pjesë, duke i liruar kriteret organizatori.
Të gjithë duan ta shohin Dua Lipën, por shumica nuk kanë xhep për festivalin…
Dua Lipa është e të gjithëve, e jo vetëm e asaj shtrese që kanë para dhe mundësi të blejnë bileta për hyrje.
Nga ana ekonomiko-politike, “Sunny Hill” nuk ka koment si eveniment që i bën nder shtetit.
Ana tjetër e ambientit, ku të rinjtë kanë provuar të futen brenda, duke shfrytëzuar shtigje ilegale nëpër mal, nuk është në rregull.
Shumë familje i kanë pritur fëmijët e vet të brengosur, nga frika se po u ndodhë diç e keqe…
Jo pse këtë do e bëjë “Sunny Hill”, por pse rrethanat aktuale në Kosovë, vetëm këtë kohë pushimi veror, kanë marrë dhjetëra jetë të rinjsh dhe njerëzish në rrugë, sa me automjete, sa me armë zjarri, e sa me thika…
Sepse, çka ka ndodhur këto ditë nëpër Kosovë, është bërë publike në portale dhe media elektronike…
Me këtë, shprehimisht, duhet gjetur lokacioni adekuat për këtë manifestim, në mënyrë që vëzhgimi i sigurisë dhe menaxhimi të jetë në vend ta hapur, e ku shihen gjërat…
Sidoqoftë, evenimentit nuk i ka munguar siguria, por nga mali vjen gjithçka, prandaj ky eveniment meritor për shtetin duhet ta ketë vëmendjen e qeverisë. /Kosovarja/