Prej një zone të privilegjuar trajtimi me përgjegjësi të koronavirusit në qeverinë Kurti, sot në një zonë që prin bindshëm në Europë duke zënë vendin e parë me të infektuar për kokë banori. Kosova e ka humbur busullën e kontrollit pandemik.
Sado që zyrtarët shëndetësorë dhe politikë po thonë, se pandemia është nën kontroll, ajo tani më i ka kaluar kufijtë e paprishtmërive që kishin qytetarët e Kosovës, se do ta kishin një vend të favorshëm me kontroll të koronavirusit.
Ditët e fundit shifrat me të infektuar kanë qenë tmerrësisht në dëm të Kosovës dhe kjo ka bërë që shumë klinika të ndryshojnë ritmin e punës .
Sikur u tha, spitalet kirurgjikale të Ferizajt ,kalojnë në Prishtinë për trajtim, kjo tregon se atje enormiteti me Covid- 19 duhet ta merr prioritizimin e trajtimit.
Në fakt , ministri i shëndetësisë Zemaj , që kishte premtuar rritje të numrit të testimeve si zgjidhje , deri më tani nuk ka kaluar shifrën 500 teste në ditë për banorët.
Sot Luksemburgu dhe Austria kanë dhënë një donacion prej rreth 40 mijë testimesh për Covid- 19 që pritet të jetë esencial për rritje të numrit të testeve që mund të jetë edhe një barometër tregues, se ku qëndron popullata kosovare me infeksion, meqë vazhdimisht është thënë nga virologët, se në Kosovë dyshohet që janë rreth 200 mijë të prekur nga koronavirusi, por që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë testin Covid- 19.
Prishtina është goditur shumë me numrin e qytetarëve të prekur dhe tashmë shifrat vetëm për Prishtinë janë mbi 1600 dhe deklaratat e të parit të Prishtinës për testet seriologjike që të dihet “imunizimi i tufës”, janë tepër të duhura .
Shpend Ahmeti ka premtuar realizimin e 10 mijë testeve të tilla që do të japin një pasqyrë imunologjike qytetare ku do të dihet gjithashtu kush e ka kaluar infeksionin me Covid-19.
Në përgjithësi është koha e fundit që qeveria Hoti dhe ministri Zemaj të ndërmarrin hapa të tjerë për vënien nën kontroll të pandemisë,sepse ka mundësi që hapësirat e QKUK-së , të mos mjaftohen për pacientë të prekur .
Safet Krivaça /Kosovarja/