fbpx

Të pakënaqur me rritjen e koeficientit të pagave, sindikata e shëndetësisë do të protestojë

nga Revista Kosovarja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka vendosur të organizojë një protestë më 14 nëntor 2024, në ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të FSSHK, vendimi për protestë u mor në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024, ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mos-nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”.

FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]