Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë

nga Revista Kosovarja

Të paktën 90 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një minierë qymyri në provincën Shanxi, në veri të China, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Mbi artikull

Tragjedia po konsiderohet si aksidenti minerar më i rëndë në vend që nga viti 2009.

Sipas BBC , shpërthimi ndodhi të premten në mbrëmje, rreth orës 19:29 sipas kohës lokale, në minierën e qymyrit Liushenyu, transmeton Klankosova.tv.

Në momentin e incidentit, brenda minierës ndodheshin 247 punëtorë, deri më tani, mbi 100 prej tyre janë nxjerrë të gjallë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionet intensive për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas autoriteteve kineze, qindra pjesëtarë të ekipeve të emergjencës janë angazhuar në vendngjarje.

Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave ka dërguar gjithashtu 345 specialistë nga gjashtë ekipe të ndryshme për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit dhe stabilizimin e situatës.

Presidenti i Xi Jinping ka kërkuar mobilizim maksimal të institucioneve për shpëtimin e personave të mbetur në minierë, trajtimin e të plagosurve dhe hetimin e plotë të shkaqeve që çuan në shpërthim. Ai ka bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Në spitalet lokale janë transportuar të paktën 27 persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Një nga minatorët që arriti të mbijetojë rrëfeu momentet dramatike të incidentit.

Sipas tij, fillimisht nuk kishte dëgjuar ndonjë zhurmë të fortë shpërthimi, por kishte parë një re të dendur tymi dhe kishte ndier erë të fortë squfuri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]