Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të premten zgjatet sheshi deri te rrethi i flamurit

nga Revista Kosovarja

Në kuadër të Ditës pa makina, më 22 shtator, Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta zgjasë sheshin e qytetit nga bulevardi “Xhorxh Bush” deri te rrethi i flamurit.

Mbi artikull

Siç bëhet e ditur në një njoftim në Facebook, rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10 deri në 15.

Qytetarët mund të marrin me qira, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat dhe 60 trotinetët për qarkullim në këtë rrugë, ka njoftuar Komuna.

“Të premten, më 22 shtator nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat. Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga ‘Dëshmorët e Kombit’, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]