Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të rrini ulur gjatë gjithë ditës rrit rrezikun për kancer

nga Revista Kosovarja

Të gjithë e dimë se të ulesh me orë të tëra, nuk është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shëndetin tonë.

E megjithatë ashtu bëjmë përsëri, duke u ulur në divan gjithë fundjavën dhe duke u ulur para kompjuterit për orë të tëra në punë.

Një studim i ri i botuar të enjten sugjeron që të rrini ulur për një kohë të gjatë mund të rrisë rrezikun tuaj nga kanceri – dhe vdekja e hershme.

Lajmi i mirë është, pasi që studiuesit zbuluan se të bëni gjysmë ore disa ushtrime të lehta mund të ul rrezikun.

Moneytizer Paragrafi 4

Nuk keni nevojë të keni një punë super aktive fizikisht për të rritur shëndetin tuaj – thjesht përpiquni të mos uluni për një kohë të gjatë.

Studimi u kërkoi 8,000 njerëzve që të mbanin një tregues për të ndjekur lëvizjen e tyre gjatë një jave midis 2009 dhe 2013.

Pas pesë vjetësh, studiuesit zbuluan se njerëzit që rrinin më shumë ulur ishin 82% më të predispozuar të vdisnin nga kanceri.

Por njerëzit që bënë 30 minuta lëvizje të leht, të tilla si ecja, zvogëluan rrezikun e tyre për kancer me 8%.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]