Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të shëruarit po dalin sërish pozitiv

nga Revista Kosovarja

Në Korenë e Jugut, 91 pacientë që ishin shëruar nga koronavirusi, kanë rezultuar sërish pozitivë në testet për Covid-19. 

Frika se virusi mund të infektojë sërish personat e shëruar, është mes kryesoreve në nivel global.

Për Jong Eun Kjeong, drejtor të qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, virusi mund të jetë riaktivizuar dhe jo të jetë rikthyer sërish në një trup të shëruar nga një infektim i mëparshëm.

Por të tjerë ekspertë, drejtojnë gishtin nga mundësia e rezultateve jo të sakta të testeve, ç’ka nuk është edhe aq e pazakontë. Të tjerë akoma mendojnë se virusi mund të qëndrojë në organizmin e pacientëve të shëruar por në formë më të zbutur, pa patur aftësinë të infektojë sërish persona të tjerë apo të dëmtojë pacientin në fjalë.

Moneytizer Paragrafi 4

Numri do të rritet, 91 është vetëm fillimi, thotë një virolog në spitalin Guro në Seul, i bindur sidoqoftë se nuk bëhet fjalë për infektim të ri por për rizgjim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]