Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të shtëna armësh në Podujevë, arrestohet një person

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar në Podujevë, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar si pasojë e të shtënave.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, tha ajo.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Moneytizer Paragrafi 4

Në bazë të disa pamjeve të publikuara, i dyshuari është endur në qytet me armë në dorë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]