fbpx

Të shtëna me armë në Aktash, policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, e cila bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, tha ajo.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]