Sot në mesditë janë dëgjuar të shtëna me armë në fshatin Gllogovicë të Prishtinës, ku një qytetar menjëherë ka lajmëruar policinë për këtë rast.
“Një qytetar ka lajmëruar se ka dëgjuar të shtëna, policia është nisur menjëherë për në Gllogovicë, por qytetarin nuk e ka takuar, pasi i njëjti ishte nisur menjëherë për në Prishtinë. Dy njësi policore kanë patrulluar në atë lokacion, por pasi as vetë qytetari nuk e din saktë nga janë dëgjuar ato të shtëna, policia ende nuk ka hasur në persona as në lokacionin e saktë nga ku mund të jetë shtënë”, ka bërë të ditur për Indeksonline Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.