Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të shtëna me armë, në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Sot rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Nga këto të shtëna askush nuk ka mbetur i lënduar, megjithatë policia po e heton rastin.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, deklaroi se është identifikuar një person si i dyshuar e që është në kërkim.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga policia”, tha Ahmeti.

Moneytizer Paragrafi 4

Mësohet se janë shkrepur mbi 20 plumba në këtë ngjarje, ndërsa ende mbeten të panjohura rrethanat dhe shkaqet qe çuan te ky incident.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]