Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të tretët në botë për diasporën, 30.7% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit

nga Revista Kosovarja

Të tretët në botë për diasporën, 30.7% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit

Mbi artikull

30.7% e shqiptarëve të lindur në Shqipëri jetojnë në emigracion.

Sipas një liste të publikuar nga revista e mirënjohur Forbes, e cila ka renditur vendet me numrin më të madh të diasporës në raport me popullsinë totale të vendit, shohim se Shqipëria është e renditur në vendin e tretë me një shifër prej 30.7% të popullsisë së lindur brenda kufijve, që aktualisht jetojnë jashtë.

Me rreth 1.2 milionë emigrantë, Shqipëria lë pas në këtë renditje vende si Siria, Moldavia, Armenia dhe Xhamajka.

Moneytizer Paragrafi 4

Forbeska analizuar vendet me popullsi mbi 750 mijë banorë. Në këtë listë, kryeson Guajana, e cila kishte 36.4% të popullsisë së saj që jetojnë jashtë vendit.

Nga rajoni ballanik vetëm Bosnja është me diasporë më të madhe se Shqipëria, me 34 për qind të popullsisë së saj dhe renditej e dyta në listë duke u pasuar më pas nga vendi ynë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]