Këngëtarja Bebe Rexha është goditur me një telefon në fytyrë teksa po performonte në New York.
Siç shihet në një video artistja ishte duke bërë shqiponjën dykrenore teka u godit nga turma.
Absolutely great show ruined by a fan throwing their phone at @BebeRexha hopefully she is ok after that pic.twitter.com/4eBScgurv5
— Alex Chavez (@captiv_8_) June 19, 2023
Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.
Mjekët më pas po kujdeseshin duke i dhënë kështu trajtimin e duhur pas këtij incidenti.
Reagimet qenë të shumta nga fansat e këngëtares, teksa shumë prej tyre ishin të ashpër për atë se si mund të bëjnë një gjë të tillë.