fbpx

Televizioni rus ndërpret punën për shkak të presionit nga Kremlini, punonjësit lëshuan studion me brohoritjet “jo luftë”

nga Revista Kosovarja

Një prej televizioneve të fundit të pavarura ruse “Rain”, ka publikuar pamjet e ndërprerjes së transmetimit për një kohë të pacatkuar, pasi që ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga regjimi i Vladimir Putinit lidhur me raportimin e luftës në Ukrainë.

Rregullatori rus për telekomunikiacion tashmë ka bllokuar televizionin Rain, duke e kërcënuar dhe akuzuar për kinse “nxitje ekstremizmi, keqpërdorimin e qytetarëve rusë si dhe nxitje të prishjes së rendit dhe qetësisë dhe organizimin e protestave”.

Sot televizioni Rain transmetoi emisionin e fundit në internet.

“Jo luftë”, tha Nataliya Sindeyeva, një prej themelueseve të kanalit, derisa punonjësit shihen duke u largua nga studioja televizive.

Në atë moment filloi transmetimit i “liqeni i mjellmave”

“I tërë stafi i televizionit rus ka dhënë dorëheqje gjatë transmetimit live me moton “Jo luftë”, dhe më pas filluan transmetimin e baletit “liqeni i mjellmave”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]