Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tensione në Kuvend, Haxhiu s’ia jep fjalën Shalës së PDK-së: Mos ndodh me u çu se nuk e merr fjalën

nga Revista Kosovarja

Në Kuvendin e Kosovës, ka pasur një përplasje mes kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala, pasi ky i fundit kërkoi të marrë fjalën.

Mbi artikull

Fillimisht Haxhiu i kërkon të mos shkojë te foltorja sepse nuk mund ta marrë fjalën, pasi sipas saj nuk i takon, raporton Klankosova.tv

“Mos ndodhë me u çu pa ta jep fjalën se nuk e merr”, i thotë Haxhiu, Shalës.

Megjithatë, Shala shkon te foltorja, por s’i jepet fjala dhe vazhdon të debatojë me Haxhiun, derisa nuk dëgjohet asgjë sepse mikrofonat nuk janë të lëshuar.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ulu në vend të lutem deputet, ulu se nuk e merr fjalën, pa ta jep fjalën. Kjo punë u kry. Uluni në vend, kur ta jap fjalën e merr fjalën, përndryshe nuk e merr fjalën. Kjo nuk ka të bëjë më inate” – i thotë Haxhiu tutje, transmeton Klankosova.tv

Në fund, Shala kthehet në vendin e vet, ndërsa fjala i jepet kryetarit të partisë, Bedri Hamza.