Në fshatin Smaq të Gjakovës ka ndodhur një tentim vrasje ndaj tre personave.
Derisa dy gra dhe një burrë ishin duke lëvizur me automjet, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Një nga plumbat ka arritur të depërton brenda një veture, por nuk ka persona të lënduar.
Në lidhje me këtë rast, janë arrestuar dy persona dhe njëri është dërguar në mbajtje.
Fsh. Smaq, Gjakovë 12.02.2021 – 00:10. Dy viktimat një femër dhe mashkull kosovar-e kanë raportuar se deri sa ishin duke lëvizur me veturë një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, një plumb ka depërtuar brenda në veturë, por nuk ka persona të lënduar. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas konsultimit me prokurorin njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.