Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tentoi t’ia grabiste veglat e punës nënës për t’i shitur, 17-vjeçari e godet me grusht dhe zhduket

nga Revista Kosovarja

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në fshatin Lipovec të Gjakovës, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, pasi ajo u përpoq ta ndalonte të merrte vegla pune nga shtëpia, raporton Sinjali.

Mbi artikull

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 7 korrik, rreth orës 06:00, ndërsa viktimë është S. A. (45 vjeç).

Sipas deklarimit të saj, djali i saj, A.L. (18 vjeç), kishte marrë një set veglash pune nga shtëpia me qëllim që t’i shiste, një veprim që, sipas saj, e kishte bërë edhe më herët.

Kur nëna është përpjekur t’ia marrë veglat, i mituri dyshohet se e ka goditur me grusht në pjesën e stomakut dhe më pas është larguar nga shtëpia, duke marrë me vete veglat.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe pse nuk kishte lëndime të dukshme, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. Ajo gjithashtu nuk ka pranuar të strehohet dhe as të kërkojë urdhër mbrojtjeje, duke deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ka zhvilluar kërkime në banesë dhe në disa lokacione të tjera për kapjen e të miturit, por ai nuk është gjetur dhe vazhdon të jetë në kërkim.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për të Mitur, i cili ka urdhëruar që të njoftohet sërish sapo i dyshuari të lokalizohet dhe arrestohet, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme procedurale.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe hetimet janë në vazhdim.