fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Tepricë mësimdhënësish: Orë me vetëm një nxënës

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Orën e mësimit të gjuhës angleze, mësueses Valbona Ibishi shpesh i bie ta mbajë me vetëm një nxënës në klasë.

Kjo mësimdhënëse e ciklit fillor punon në dy shkolla të Komunës së Podujevës – pjesa verilindore e Kosovës – për të arritur normën prej 20 orësh mësimi në javë.

“Tri ditë punoj në njërën shkollë dhe dy te tjetra”, tregon mësuesja, e cila duhet të shkojë nga Shkolla “Zahir Pajaziti” në fshatin Orllan, te paralelja e ndarë e kësaj shkolle në fshatin Brainë – rreth katër kilometra larg.

Shkolla në fshatin Brainë ka vetëm 25 nxënës nga niveli parashkollor deri në klasën e nëntë.

Klasa e pestë dhe e shtatë në këtë shkollë kanë vetëm nga një nxënës, ndërsa në të gjitha klasat tjera nuk kalohet numri prej katër nxënësish.

Naim Bajrami, drejtor i Shkollës “Zahir Pajaziti” në Orllan, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo situatë nuk është e mirë as për nxënësit, as për mësimdhënësit.

“Vështirë është edhe për mësues. Me një nxënës të punosh 40 minuta, nuk është e lehtë. Pastaj, edhe nxënësi nuk ndihet mirë sikur në shoqërinë e 12 apo 13 nxënësve të tjerë”, thotë Bajrami.

Edhe ai, edhe kolegia e tij thonë se, pavarësisht rrethanave, mbajtja hapur e shkollës në Brainë është e një rëndësie të veçantë, pasi, sipas tyre, është e vetmja gjë që po i mban aty banorët e pakët të kësaj zone. Fshati Brainë ka rreth 12 shtëpi të banuara.

Në Kosovë, rënia e numrit të nxënësve është në trend të rritjes, tash e sa vite.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vitin shkollor 2020/2021 kanë qenë mbi 47 mijë nxënës më pak se në vitin shkollor 2015/2016.

Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, arsyet për këtë janë të ndryshme: nga rënia e natalitetit deri te migrimi i popullsisë – qoftë jashtë, qoftë brendapërbrenda.
Por, rënia e numrit të nxënësve ka nisur të paraqesë probleme edhe në funksionimin e sistemit arsimor, për shkak të, siç thuhet, tepricës së mësimdhënësve.

MASHTI bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se tepricë janë rreth 2,000 mësimdhënës në komuna të ndryshme të Kosovës.

Megjithatë, sipas ministrisë, “kjo nuk nënkupton se mësimdhënësit nuk janë të angazhuar në sistemin arsimor”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një seancë të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 28 prill, ka paralajmëruar se institucionet do të bëjnë një hulumtim të gjerë, për të pasur një pasqyrë më të qartë të problematikës.

“Nga muaji i ardhshëm [maj], ne do të fillojmë një vizitë, bashkëpunim dhe një kontroll, për të parë situatën reale në komuna, të shohim ku kemi tepricë teknologjike, e ku, nga ana tjetër, kemi mungesë të numrit të mësimdhënësve”, ka thënë Nagavci.

Nga MASHTI nuk është bërë e ditur nëse ky hulumtim ka nisur tashmë.

Në Kosovë, menaxhimi i sistemit arsimor parauniversitar bëhet kryesisht nga niveli komunal. Por, MASHTI udhëheq krijimin e politikave që prekin edhe këtë nivel arsimor.

Çfarë janë mësimdhënësit tepricë?

Puna e mësimdhënësve në Kosovë rregullohet me Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe me Kontratën Kolektive, që Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë e ka të nënshkruar me Ministrinë e Arsimit.

Kjo kontratë shpjegon çështjen e mësimdhënësve tepricë ose të quajtur ndryshe “tepricë teknologjike”.

Një mësimdhënës mund të futet në kategorinë e tepricave teknologjike në disa raste, që përfshijnë: mbylljen e klasave apo të shkollave, e që mund të çojnë pastaj në eliminimin e orëve të mësimit/punës që një mësimdhënës ka.

Sipas kësaj kontrate, nëse një mësimdhënësi i shuhet vendi i punës, varësisht nga përvoja e punës së atij mësimdhënësi, i paguhen disa paga mujore, derisa mësimdhënësi pret krijimin e orëve mësimore për të.

Me kontratë, Drejtoritë Komunale të Arsimit obligohen që të mundohen t’i sistemojnë mësimdhënësit dhe t’i kompletojnë orët e tyre mësimore. Ato nuk kanë të drejtë të hapin konkurs për të njëjtën pozitë pune, pa u sistemuar një mësimdhënës që është tepricë teknologjike.

Një mësimdhënës mund të jetë i angazhuar me normë të plotë prej 20 orësh në javë apo gjysmë norme prej 10 orësh.

Megjithatë, edhe MASHTI, edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë thonë se, aktualisht, nuk ka mësimdhënës me kontratë të rregullt, që kanë mbetur pa orë mësimore.

Problemi qëndron në atë se mësimdhënësit duhet të barten nga shkolla në shkollë për të arritur normën e punës, si dhe u duhet të punojnë në shkolla që kanë numër shumë të vogël të nxënësve në klasa.

SBASHK-u kundër termit “tepricë”

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë, Rrahman Jashari, thotë se është kundër termit “tepricë” për mësimdhënësit.

“Edhe me ata pak nxënës, mësimdhënësi shkon në klasë dhe e mban orën sikur të ishin dhjetëra nxënës në atë klasë”, thotë Jashari për Radion Evropa e Lirë.

Sipas legjislacionit në fuqi, një klasë mësimore parashihet të ketë minimum 17 nxënës dhe maksimum 32.

Kjo do të thotë se klasat me pak nxënës apo edhe shkollat duhet të mbyllen, ose të bashkohen për të arritur numrin e kërkuar të nxënësve.

Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ministria e Arsimit mund të nxjerrë akt nënligjor për caktimin e kritereve për themelimin e institucioneve të arsimit parauniversitar dhe për shuarjen e veprimtarisë së tyre.

Në vitin 2019, për shkak të numrit të vogël të nxënësve, Komuna e Kamenicës ka vendosur për mbylljen e 19 shkollave, nga 29 sa i ka pasur. Ky vendim është përcjellë me protesta dhe pakënaqësi të shumta në atë komunë, sidomos nga komuniteti i mësimdhënësve.


Etiketa: Nxenesitmesuesit

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Shkarkohet Konsulli i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi: Gërvalla kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra

3 orë më parë
Aktuale

I jepet lamtumira e fundit mjekut nga Gjakova

5 orë më parë
Aktuale

Klinikën e Onkologjisë e merr uji, pacientët mbesin pa shërbim

7 orë më parë
Aktuale

Dyshohet se dhjetëra banorë të Kaçanikut u helmuan nga uji i pijes

7 orë më parë
Aktuale

Kurti emëron zëvendësministrin e ri të Kulturës

8 orë më parë
Aktuale

Parlamenti Evropian e voton rezolutën për Kosovën të prezentuar nga Von Cramon

8 orë më parë
Postimi tjetër

Kim Kardashian zbulon sekretin e saj për heqjen e njollave të grimit nga rrobat, kushton shumë pak

Vajza e ëndrrave tuaja? Këto katër shenjat e zodiakut kanë më shumë gjasa

Marina feston ditëlindjen, Geti me urim special

TË FUNDIT

Deputetja e VV-së, Adelina Grianca bëhet nënë, lind binjakë – një vajzë dhe një djalë

5 minuta më parë

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca është bërë nënë. Grainca ka lindur binjakë, një vajzë dhe një djalë...

Lyrical Son dhe Gresa sot festojnë 10 vite martesë, nuk mungon urimi i veçantë nga partnerja për artistin

20 minuta më parë

Festim Arifi dhe Gresa Arifi sot festojnë 10 vjetorin e martesës. Çifti më të lumtur se kurrë kanë një familje...

Kejvina Kthella  merr vëmendje derisa thekson linjat trupore në fustanin e ngushtë 

35 minuta më parë

  Kejvina Kthella cilësohet si një nga femrat me fizikun më perfekt në estradë. Kështu, bukuroshja bionde nuk ndalon së...

Dua Lipa shkëlqeu në sfilatën e Balenciagas përkrah Kim Kardashian: Një nder dhe ëndërr të jem pjesë e saj

45 minuta më parë

“Balenciaga Haute Couture” në Paris sot ka realizuar një sfilatë të mbushur me yje duke mbledhur disa prej fytyrave më...

Besiana Behluli nuk e fsheh më, ky është bashkëshorti i saj

55 minuta më parë

Këngëtarja moderne Besiana Behluli, pas lansimit të këngës me titull “Crush a Love”, është aktivizuar edhe më shumë në faqen...

E dini çfarë ndodh nese hani ushqim në këmbë

1 orë më parë

Shumë njerëz mendojnë se të hash ushqim ndërkohë që qëndroni në këmbë, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Në fund...

MË TË LEXUARAT

Kështu duket në jetën e përditshme shoqja e “Teta Gjylit”, “Sevdija”

Tomë Gashi dënohet me 5 mijë euro

Pse shumë çifte ndahen në verë

Flaka Krelani tregon të pasmet në bikini nga pushimet ne Miami

“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku”, reagon nënkryetarja e PDK-së

Këto janë ushqimet më të shëndetshme në planet

Shkencëtarët zbulojnë shkaktarin gjenetik që mund të kurojë rënien e flokëve

Moderatorja e Top Channel: I adhuroj veriorët se janë analfabetë

Adelina me pantolla në plazh

“Sa e bukur na ka dal nusja”, aktorja shumë e njohur e serialeve turke kërcen me këngën shqipe në dasmën e saj

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist