fbpx

Terapistja ndan shenjën kryesore që zbulon se marrëdhënia do të funksionojë

nga Revista Kosovarja

Një marrëdhënie e lumtur dhe e shëndetshme bazohet në respektin reciprok, mbështetjen dhe komunikimin e hapur. Partnerët duhet të ndihen të sigurt dhe të mbështesin njëri-tjetrin.

Është gjithashtu e rëndësishme që ata të shijojnë aktivitetet e përbashkëta dhe të kalojnë kohë cilësore së bashku.

Megjithatë, përveç kësaj, ka edhe tregues të tjerë të një marrëdhënieje të shëndetshme. Terapistja Morgan Pommells veçoi një që ajo e konsideron si shenjën kryesore dhe më të fuqishme të një marrëdhënieje të suksesshme dhe të shëndetshme.

“Treguesi më i mirë se një çift mund të jetë në një lidhje afatgjatë është gatishmëria e tyre për të përballuar dhimbjen dhe frikën kokë më kokë, pa iu kthyer historive të vjetra të rrënjosura në traumat e fëmijërisë, “shpjegoi ajo në një postim të fundit në Instagram, shkruan Index.hr,.

Ajo shton se dashuria e shëndetshme pas traumës së fëmijërisë kërkon që ne të bëjmë disa gjëra ndryshe.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]