fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Tërheqja e kursimeve nga Trusti sot në rend dite në Kuvend

nga Revista Kosovarja
3 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Projektligji që mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti) sot do të jetë në shqyrtim në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e Kuvendit do të nisë në ora 10:00, ndërsa shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-178 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116 është pika e tretë e rendit të ditës.

Më 7 dhjetor 2022, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere kishte miratuar kalimin e propozimit për tërheqjen nga Trusti për ta dërguar në Kuvend.

Për miratimin e këtij Projektligji nevojitet shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.

“Votim i thjesht sikurse për çdo ligji, prezent 61 deputetë, ku shumica duhet të jenë për”, kështu ka konfirmuar për Telegrafin deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.

Më 15 korrik 2022, në Kuvendin e Kosovës janë dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura nga organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri është shprehur se qytetarët janë duke pritur lejimin për të tërhequr nga 10 për qind deri në 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

“Shpresojmë që të gjithë deputetët do të reflektojnë kësaj kërkese të qytetarëve të Kosovës, është e rëndësishme për secilën familje e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë të cilën janë duke e përballuar, e dimë inflacioni shumë i lartë, pagat janë zhvlerësuar dhe nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet që i kanë familjet në vend, qofshin policit, arsimtarit, qofshin profesorët, mjekët, të gjithë që paguhen nga buxheti i Kosovës dhe urojmë që ditën e enjte do të kalojë në lexim të parë dhe të mos refuzohet ashtu siç është refuzuar herën e kaluar”, deklaroi Tahiri.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje vijon ta kundërshtojë këtë iniciativë, raporton Telegrafi.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila konfirmoi se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj çështjeje dhe sërish e kundërshton tërheqjen e kursimeve pensionale.

Po ashtu, Banka Botërore është shprehur kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti. Eksperti i BB-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Record ka thënë se një veprim i tillë do ta rriste edhe më shumë inflacionin.

“Masa e propozuar për të lejuar një rund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit të pensioneve dhe do ta nxiste edhe më tej inflacionin”, është shprehur Record.

Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.

Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti pati nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe pati zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.

Nga të dhënat e Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribuues.


Etiketa: TrustiKuvendprojektligji

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

MINT merr vendim për caktimin e çmimit të naftës

28 minuta më parë
Aktuale

Këngëtari turk dhe familja e tij vdiqën nga tërmeti

42 minuta më parë
Aktuale

Doarsa Kica : Sedra e Ministrit Murati qenka më me rëndësi se ligjshmëria e vendimeve të tij

1 orë më parë
Aktuale

Vedat Bajrami: Kur e imitoja Rugovën me Stupcat në vitin 2003, na quanin ‘bashkëpunëtorë të Serbisë’

2 orë më parë
Aktuale

FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

3 orë më parë
Aktuale

Nacionalisti famëkeq rus Igor Mangushev u qëllua për vdekje në Ukrainë

3 orë më parë
Postimi tjetër

Tre të lënduar nga një aksident në Stanovc të Vushtrrisë

Fisi bën plane biznesi me Xhulin për hapjen e një pastrimi kimik të rrobave

Kiara i jep zemër, Luizi hidhet në pishinë

TË FUNDIT

Lugati: Kosova ende ka plagë të hapura, shpresoj të gjenden të zhdukurit

19 minuta më parë

Artisti kosovar, i njohur me nofkën Lugati, së fundmi ka bërë një postim në ndryshe se herët tjera. Në Instagram,...

MINT merr vendim për caktimin e çmimit të naftës

28 minuta më parë

Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që të caktojë çmimet e naftës. Sipas vendimit të marrë nga...

Një lajm i keq për ata që e përziejnë vodkën me pije energjike

32 minuta më parë

Për disa vite mjekët kanë paralajmëruar për rreziqet e përzierjes së pijeve alkoolike me pije energjike me sasi të lartë...

Këngëtari turk dhe familja e tij vdiqën nga tërmeti

42 minuta më parë

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 kanë ndodhur në Kahramanmaraş. Tërmet shkaktuan vdekejen e mijëra njerëzve shkatërrime të mëdha...

Kiara shfaqet xheloze për Luizin, ai ledhaton Keisin

49 minuta më parë

Kiara po shfaqet tejet xheloze nga mbrëmja e kaluar, ku edhe pati hyrje të reja. Luizi po mundohet ta nxjerrë...

Gjon Karrica së shpejti deputet?

1 orë më parë

Sot, Gjon Karrica-Lugati, ka vizituar Kuvendin e Kosovës, me ç’rast është takuar me disa mga deputetët e Kuvendit. Karrica, që...

MË TË LEXUARAT

Ermal Fejzullahu shijon pushimet edhe në dimër

Kush nga banorët nuk morën pjesë në “dasmën” e Kiarës dhe Luizit

Horoskopi i muajit shkurt: UJORI dhe PESHQIT

Horoskopi ditor, e Enjte 2 Shkurt 2023

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i rremë, udhëtarët kthehen brenda

Përleshje në Pejë: Një femër dhe një mashkull rrihen mes veti

Reperi Getoar Selimi: Kur lindi vajza zbulova për sëmundjen time

Ja si të bëni mafishe të mira njëlloj si pastiçierët

Ç’ndodh nëse familja dhe shoqëria e saj nuk e pranojnë Luizin? Përgjigjet Kiara

Parashikimi i motit për sot

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist