Tërmet i fuqishëm në Filipine, kaq ishte magnituda

nga Revista Kosovarja

Tërmeti i fortë është ndjerë dhe në shumë zona pranë Filipineve, teksa paslëkundje po të forta janë regjistruar në orët në vijim.

Një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur brigjet e Filipineve mëngjesin e së enjtes.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e lëkundjeve ishte 148 kilometra në juglindje të qytetit të Zamboanga, në Mindanao perëndimore, ku jetojnë rreth 460 mijë njerëz.

Për momentin, nuk janë raportuar dëme apo viktima dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Tërmeti i fortë është ndjerë dhe në shumë zona pranë Filipineve, teksa paslëkundje po të forta janë regjistruar në orët në vijim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]