Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tërmeti në Filipine, numri i të vdekurve arrin në 37

nga Revista Kosovarja

Qindra lëkundje pasuese kanë tronditur Filipinet jugore pas një tërmeti me magnitudë 7.8 që la dhjetëra njerëz të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Mbi artikull

Shkalla e shkatërrimit në ishullin Mindanao po bëhet e qartë ndërsa ekipet e emergjencës arrijnë në qytetet dhe qytezat bregdetare. Zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve, i cili aktualisht është 37 të vdekur dhe 487 të plagosur, mund të rritet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërtesat janë shembur dhe rrugët janë ose të çara ose të varrosura nga rrëshqitjet e dheut. Pjesë të mëdha të ishullit ende nuk kanë energji elektrike ose lidhje telefonike.

Tërmeti, i cili goditi të hënën në mëngjes, shkaktoi paralajmërime për cunami në Indonezi, në jug të Mindanaos dhe përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë, duke zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz.

Moneytizer Paragrafi 4

“Shpresojmë që numri i të vdekurve të mos rritet më tej, por presim që ai të ndryshojë. Prioriteti ynë sot është kërkimi dhe shpëtimi”, tha Bernardo Alejandro, ndihmës sekretar i agjencisë që mbikëqyr reagimin ndaj fatkeqësive, për radion DZMM.

Afër 2,000 shtëpi dhe 6,000 shkolla publike janë dëmtuar sipas vlerësimit të tyre deri më tani, shtoi ai.

Filipinet goditen rregullisht nga tërmetet dhe shpërthimet vullkanike sepse ndodhen në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit e Paqësorit, ku ka aktivitet sizmik në rritje.

Tërmeti i së hënës u shkaktua nga një lëvizje në Llogoren Cotabato, në majën jugore të vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k