fbpx

Tërmeti në Turqi ndjehet edhe në shtetet fqinje, mbi 200 të vdekur në Siri

nga Revista Kosovarja

Një tërmet prej 7.8 ballësh me epiqendër Gaziantepin ka goditur Azinë, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Tërmeti me bazë në Turqi është ndjerë edhe në shtetet fqinje, si Siri dhe Libi.

Derisa në Turqi numri i viktimave ka shkuar në mbi një mijë, dhe i të vdekurve në mbi 200, shifra pothuajse të tmerrshme janë edhe në Siri.

Ministria e Shëndetësisë në Siri ka njoftuar se deri më tani janë shënuar 237 të vdekur, ndërsa mbi 400 persona mbesin akoma të pagjetur.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare dhe qytetarët kanëpostuar në rrjete sociale pamje nga momenti i tërmetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]