Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tërmeti shkatërrues ne Kroaci: Vdekje dhe tmerr

nga Revista Kosovarja

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, ndërsa raportohet për një fëmijë të vdekur.

Mbi artikull

Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Qyteti më i prekur është ai i Petrinjës, me ndërtesa të rrëzuara dhe me linja elektrike dhe telefonike të ndërprera.

Sipas medias kroate “Jutarnji list”, një fëmijë ndërroi jetë në Petrinja pas shembjes së ndërtesës. Ndërsa një djalë i ri që ishte në çatinë e një shtëpie në një fshat afër Petrinjas në kohën e tërmetit përshkroi atë që ndodhi.

“Ne po punonim në çati, të gjithë u hodhëm kur ndodhi tërmeti. Shtëpia u shemb plotësisht. Nga dhjetë shtëpitë në atë fshat, nëntë u shembën. Të gjithë pronarët e objektit në të cilin kemi punuar arritën të shpëtojnë “, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Kryetari i Komunës së Petrinjës, Darinko Dumbović thotë se një kopsht i qytetit u shemb. “Në kopshtin e fëmijëve të shkatërruar nuk kishte fëmijë. Në të dytin kishte fëmijë, por ata arritën të dilnin jashtë. Unë ftoj zjarrfikës profesionistë që të ndezin makinat dhe të vijnë në Petrinja. Ne kemi nevojë për ndihmë, “tha Dumbovic.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

slot toto

slot dana

mposun

https://swaz.ethz.ch/

mposun

slot10k